Lajme
Albin Kurti që rrihte gjoks se ndali referendumin e Serbisë, nuk po mund t’i mbajë zgjedhjet e Kosovës në veri
Demokracia
16:42 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të marrë vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të parapara të mbahen më 18 dhjetor, të shtyhen për një kohë më të përshtatshme. Kjo për shkak të një sërë incidentesh në veri të vendit, mes tjerash edhe plagosja e një pjesëtari të Policisë së Kosovës.

EKSKLUZIVE: Presidentja Osmani ka vendosur t’i shtyjë zgjedhjet në veri, vendimi publikohet sot ose në fillimjavë

Kjo i bie që Qeveria “rrahagjokse” e Albin Kurtit nuk po mundet ta ushtrojë ligjshmërinë në atje pjesë të Kosovës, ku tash e sa vjet zgjedhjet ishin mbajtur pa probleme, shkruan Demokracia.com.

Albin Kurti në janar të këtij viti u krenua dhe nuk la vend pa e përmendur si sukses të tij moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Por, Kurti tash nuk po arrin që të organizojë zgjedhje për institucionet e Kosovës në këtë pjesë të vendit.

“E dimë që Serbia synon ta mbajë një referendum në Kosovë, me datë 16 janar, për çështje të saj të brendshme, mirëpo Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është dakord me një synim të tillë, jo vetëm për shkak që kjo është në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën tonë, por edhe për shkak se konsiderojmë që praktikat e mëhershme që i kanë aplikuar qeveritë e mëparshme, kanë qenë po ashtu shkelje të ligjit dhe Kushtetutës sonë”, thoshte Kurti.

Këtë referendum e ndaloi Kuvendi e Kosovës me anë të një rezolute, ku njëzëri me opozitën u rreshtuan kundër mbajtjes së saj.

Një referendum të tillë, akterët kryesorë politikë të Kosovës e konsideruan antikushtetues dhe shkelje të sovranitetit të vendit.

Megjithatë, ishin ambasadorët e QUINT-it që kërkuan të lejohet votimi i serbëve të Kosovës në referendumin e 16 janarit dhe votat të mblidhen nga OSBE-ja, por që Kosova nuk kishte pranuar një gjë të tillë. /Demokracia.com/

Të ngjashme