Lajme
Albin Kurti që nuk e dinte kurrë çka është uniteti, kërkon të harrohen armiqësitë që i krijoi vetë
Demokracia
13:09 | 27 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se duhet të gëzohemi kur kontribuojmë për njëri-tjetrin.

Gjithashtu, Kurti në Kuvendin e Shqipërisë u shpreh se na duhet të jemi më shpesh bashkë e jo vetëm në kremte apo vetëm politikanët.

Ai bëri thirrje që të harrohen hidhërimet e armiqësitë që na ndajnë.

“T’i japim vëllazërisht dorën njëri-tjetrin. Sot shënojmë 25-vjetorin e daljes publike të UÇK-së në Llaushë, në vdekjen e mësuesit Halit Geci. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara në shumë fusha. Urojmë që sukseset mos t’iu ndalen. Edhe Shqipëria gëzohet për sukseset e Kosovës. Kemi abetaren e përbashkët”, u shpreh Kurti në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Të ngjashme