Lajme
Albin Kurti që jeton me paratë e tatimpaguesve kosovarë, vazhdon të kundërshtojë kërkesën prej 100 eurove të mësimdhënësve
Demokracia
22:38 | 21 Shtator 2022

Share:

Kryeministrit Albin Kurti nuk di se çka është të paguajë autobusin për të shkuar në punë. Ai shkon me veturën zyrtare, të cilën e mbushë me naftë që e paguan nga buxheti i shtetit që mbushet nga taksat e qytetarëve të Kosovës.

Albin Kurti mund të mos shpenzojë asnjë cent edhe kur hanë drekë, pasi këtë mund ta bëjë poashtu me buxhetin e shtetit.

Këto janë vetëm disa nga të mirat e pushtetit që i shijon Albin Kurti çdo ditë. Të gjitha këto i urrente Kurti kur ishte opozitar, por kur u bë kryeministër nuk hoqi dorë prej tyre.

Ndryshe nga Kurti, asnjë nga këto të mira nuk shijojnë mësimdhënësit kosovarë të cilët janë në grevë prej datës 25 gusht.

Ata po kërkojnë 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave pas rritjes së inflacionit.

As pas disa takimeve, as pas ndërhyrjes së Avokatit të Popullit, të Presidentes, Vjosa Osmani dhe të ndërmjetëses evropiane, marrëveshje nuk ka dhe rrjedhimisht mbi 300 mijë nxënës vazhdojnë t’i vuajnë pasojat e kryeneçësisë së Kurtit.

Marrëveshje nuk u arrit as sot pas takimit të kryeministrit me Drejtoreshën Evropiane të Komitetit Evropian të Sindikatave për Arsim (ETUCE), Susan Flocken, së bashku me përfaqësuesit e Këshillit Grevist./ Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024