Lajme
Albin Kurti që ishte kundër autostradave, nuk përmbahet nga gëzimi për 2.1 km rrugë të asfaltuar
Demokracia
18:28 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar ‘thumbat’ drejt Serbisë, pas humbjes mbrëmë ndaj Zvicrës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar ‘Saradrani kalon’, derisa ka marrë pjesë në përurimin e një rruge që lidh komunën e Istogut me atë të Pejës.

“Saradrani kalon. Urime banorëve! Porsa përuruam rrugën e asfaltuar “Lugu i Drinit” me gjatësi 2.1 km si dhe urën mbi lumin Drin, duke e lidhur kështu Saradranin me Ruhotin, përkatësisht komunën e Istogut me atë të Pejës. Faleminderit Ministrit tonë Elbert, Kryetarit të Komunës Ilir, punëtorëve të kompanisë “Shkëmbi” dhe banorëve të kësaj zone. Ta gëzojnë!”.

Ajo çfarë shihet në postimin e Kurtit është ekzaltimi i tij për këto 2.1 km rrugë të asfaltuar, mirëpo duhet kujtuar se kryeministri aktual sa ishte në opozitë fuqishëm kundërshtonte ndërtimin e autostradave, të cilat e kanë bërë Kosovën ndër vendet me infrastrukturën më të mirë rrugore në rajon. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme