Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti duket se s’ka qenë aspak i lumtur që Shqipëri fitues të zgjedhjeve ishin Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama.
PS-ja e Ramës fitoi 83 mandate në zgjedhjet e 11-majit, duke siguruar numrat që të qeverisë e vetme, shkruan lajmi.net
Shumë liderë botërorë e rajonal tashmë e kanë uruar Ramën, por Kurti ende jo, ku tashmë kanë kaluar 5 ditë.
Marrëdhëniet mes Kurtit e Ramës ndër vite kanë qenë të polarizuara, shpeshherë të tensionuara, sa që edhe kanë refuzuar të takohen.
Por, inati i Kurtit duket se është më i madhë. Kurti po ka kohë të takohet me ish-kryeministrin grek, George Papandreou, që tash është në rolin e deputetit, por s’po ka kohë të shkruaj një urim për Ramën.
Përveç fitores në zgjedhje, Rama arriti edhe një sukses të madh diplomatik. Duke i mbledhur në Tiranë liderët evropianë, për të mbajtur një samit.
Në anën tjetër, Kurti i kurthuar në vete, nuk po arrin assesi të bëj shumicën parlamentare që ta konstituoj Kuvendin e të formoj qeverinë.
Deri më tani 16 herë ka dështuar që të siguroi votat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare./lajmi.net/