Lajme
Albin Kurti ngushëllon familjen Veseli për vdekjen e nënës së Kadri Veselit
Demokracia
15:23 | 07 Janar 2022

Share:

Kreu i Qeverisë së Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kreut të Kuvendit dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Përmes një njoftimi të lëshuar nga Zyra për Media e Kryeministrisë, Kurti ka thënë se një lajm të tillë e ka marrë me keqardhje dhe ai i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli.

 “Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta e Ajshe Veselit. Në këtë ditë pikëllimi, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli”, ka thënë Kurti.

 

Të ngjashme