Lajme
Albin Kurti me video kundër të kaluarës 20 vjeçare, kurse Vjosa Osmani i bën reklamë autostradave të Hashim Thaçit
Demokracia
20:15 | 03 Tetor 2022

Share:

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar një video me të cilën i ka quajtur ish-partitë që kishin qeverisur, apo opozitën e tashme, si dhe sindikatat, shkatërrues të shtetit.

Në anën tjetër presidentja e vendit Vjosa Osmani u ka bërë reklamë autostradave që janë ndërtuara nën qeverisjen e Hashim Thaçit.

Në qershor të këtij viti, Osmani kishte shpërndarë një video nga bukuritë mbresëlënëse të Kosovës të përthekuara në një minutë nga videot e Fitim Sopjanit. Në videon minutëshe anë e kënd Kosovës janë edhe autostradat e ndërtuara nga qeverisjet e kaluara, për të cilat sot Vetëvendosja e Albin Kurtit publikoi një video propaganduese.

Kjo video transmetohet edhe në Radio Televizionin Publik të Kosovës. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme