Lajme
Albin Kurti konfirmon se Xhelal Sveçla është nisur për në Kroaci pas aksidentit ku vdiqën 10 persona
Demokracia
10:47 | 25 Korrik 2021

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës është nisur për në Kroaci pas aksidentit me autobus ku raportohet se kanë vdekur rreth 10 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë.

Kryeministri Albin Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ende nuk ka detaje rreth aksidentit.

“Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb”, tha ai.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.

Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.

Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb.

Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1177904692709413

Të ngjashme