Lajme
Albin Kurti ikën prapë, nuk përmban nervozën dhe as s’deklarohet për “rebelimin” e Vjosa Osmanit
Demokracia
20:42 | 29 Maj 2024

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka marrë vrapit nga gazetarët pasi u pyet masivisht rreth shpërthimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, rreth mosnjoftimit dhe moskoordinimit të çështjeve që kishin të bëjnë me Këshillin e Evropës.

Pas një tubimi në Fakultetin Juridik ku ishin të pranishëm shqiptarë nga Lugina e Preshevës në prag të zgjedhjeve të së dieles, Kurti iu shmang rreptësisht gazetarëve duke u përgjigjur thjesht me një nervozizëm “më 2 qershor janë zgjedhjet për kryetarë të komunave në Luginë”.

Mediumi “Front TV” ka shpërndarë sekuencë nga kjo ‘mbathje’ e Kurtit.

Të ngjashme