Lajme
Albin Kurti ia uron postin e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut
Demokracia
18:44 | 14 Mars 2021

Share:

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ia ka uruar postin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka uruar Lumir Abdixhikun për postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili u zgjodh sot në krye të këtij subjekti politik, raporton Demokracia.com.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti i ka uruar punë të mbarë Abdixhikut në detyrën e re.

Postimi i plotë i Kurtit, pa ndërhyrje:

Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.

Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë.

Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.

Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1089442394888977

Të ngjashme