Lajme
Albin Kurti e uron Vjosa Osmanin për postin e Presidentes
Demokracia
19:56 | 04 Prill 2021

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka uruar postin presidentes së sapozgjedhur, Vjosa Osmanit, derisa ka falënderuar edhe deputetët që e votuan atë.

Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Tëitter”, ka thënë se Qeveria Kurti tashmë ka themeluar të gjitha institucionet.

“Falënderoj të gjithë deputet që votuan për zgjedhjen e presidentes së re. Ne tashmë kemi themeluar institucionet dhe jemi future në një epokë të re qëndrueshmërie dhe prosperiteti të popullit të Kosovës”, ka shtuar ai.

“Urime Vjosa Osmanit postin e presidentit”, thuhet tutje.

Vjosa Osmani, në raundin e tretë të votimit në seancën për zgjedhjen e presidentit, ka arritur të zgjidhet presidente me 71 vota “për”.

Të ngjashme