Lajme
Kurti e quante Radojçiqin kryekriminel, derisa shefja e deputetëve të tij koordinohej me të në të “zezën”
Demokracia
21:00 | 11 Korrik 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dikur e quante kryekriminel Milan Radojçiqin, me të cilin Qeveria e tij dhe grupi parlamentar i Vetëvendosjes doli se koordinohen larg syve të publikut.

Në një nga fjalimet e tij populiste në Kuvendin e Kosovës, Kurti fliste sesi ish-kryeministri Haradinaj e kishte pritur kryekriminelin e veriut, Milan Radojçiqin, në zyrë publikisht, pa menduar se nuk do të shkojë gjatë dhe do të zbulohej sesi shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila nga zyra e saj në Kuvend kishte gjetur një “shkues” për t’i koordinuar veprimet me Radojçiqin.

“Më lejoni t’ua them me përgjegjësi të plotë se kurrë nuk ka patur më shumë luftim të krimit dhe korrupsionit në veri e mbyllje të rrugëve ilegale sesa tash. A e kemi realizuar qëllimin, jo, po luftim të krimit dhe korrupsionit më shumë se tash nuk ka pasur kurrë. Dhe për ta treguar më qartë këtë, vetëm ta keni parasysh se para katër viteve, kryekrimineli atje që është sot, është prit në zyrën e kryeministrit në Prishtinë. Ai sot ka fletarrest dhe është në ‘Listën e Zezë’ të Thesarit amerikan. Ky është dallim shumë i madh, bile nuk është as në veri të Kosovës, është në Serbi. Ka ardhur në veri të Kosovës për një video, ky është dallim i madh, prandaj ju lutem mos më shisni moral dhe patriotizëm se ju njohim mirë”, kishte thënë Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme