Lajme
Albin Kurti ❤️ EULEX | Si opozitar ia rrotullonte makinat, si pushtetar vrapon pas ndejave në hotele luksoze
Demokracia
12:00 | 08 Qershor 2023

Share:

Për një periudhë disa vjeçare diskursi i Albin Kurtit si opozitar dhe pushtetar ka ndërruar në shumë dimensione. Dikur ishte kundërshtari më i madh ndaj EULEX-it, kurse tash merr pjesë në ndeja në hotele luksoze me pjesëtarë të këtij misioni.

Madje, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktivistët e këtij subjekti politik nëpërmjet aksioneve të shumta, shprehnin pakënaqësitë e tyre, mes tjerash, edhe duke i dëmtuar veturat e këtij misioni.

Megjithatë, sot kryeministri Albin Kurti është përshëndetur me shefin e EULEX-it Lars Gunnar Wigermark pas përfundimit të mandatit të tij në krye të këtij misioni, shkruan Demokracia.com.

Në pritjen që u organizua për nder të tij, Kurti veçoi kontributin e EULEX-it gjatë tensioneve të fundit që ndodhën në veri të vendit, duke harruar që dikur i rrotullonte veturat e këtij misioni.

“Mënyra më e përshtatshme që një qeveri mund të shprehë falënderimet e saj ndaj një organizate të huaj ndihmëse është t’ia dëshmojë asaj se nuk është më e nevojshme. Dhe gjithashtu, komplimenti më i lartë që mund t’i bëj ambasadorit Wigemark, teksa mbylli tri vjet e gjysmë shërbim të shquar, është se nën udhëheqjen e tij, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit është bërë, në pjesën më të madhe, më shumë e panevojshme se kurrë më parë”, kështu u shpreh Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në pritjen lamtumirëse për nder të shefit të Eulexit, Lars Gunnar Wigermark, në përfundim të mandatit të tij.

Duke shprehur mirënjohje të thellë për punën e tij në krye të kësaj organizate, kryeministri tha se qëllimi përfundimtar i institucioneve të huaja të ndihmës nuk është të qëndrojnë përgjithmonë në vendet që ata ndihmojnë. Përkundrazi, është për t’i përgatitur ato vende që të qëndrojnë në këmbët e tyre.

Sipas Kurti, sundimi i ligjit në Kosovë nuk ka qenë kurrë më i fortë dhe se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në këtë fushë, veçanërisht në dy vitet e fundit.

Megjithatë, kryeministri Kurti e veçoi rëndësinë e EULEX-it dhe praninë e tij në javët e fundit në Mitrovicën e veriut, ku sundimi i ligjit ende nuk është vendosur plotësisht. Ai falënderoi gratë dhe djemtë e guximshëm të EULEX-it për shërbimin e tyre, së bashku me Policinë e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it, për të ndihmuar në ruajtjen e rendit dhe ligjit kundër milicisë së dhunshme dhe grupeve kriminale të nxitura dhe sponsorizuara nga Beogradi.

Kryeministri përmbylli fjalën e tij duke ngritur një dolli për ambasadorin Wigemark për gjithçka që ai ka bërë për vendin tonë dhe popullin tonë duke shpresuar që Ambasadori Lars, të vijë e ta vizitojë Kosovën sa më shpejtë dhe aq shpesh sa e lejojnë angazhimet e tij të ardhshme. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme