ShowBiz
Alba nuk i ndal lotët në shtëpinë e BBVK: Lumbardhi më ka nxjerr keq në sy të publikut
Demokracia
16:15 | 08 Nëntor 2023

Share:

Banorja shkodrane, Alba Vukaj, ka qenë kryefjala e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, gjatë këtyre ditëve.

Kjo pasi në fillim ajo ishte e paqartë mes ndjenjave të saj për dy djemtë e shtëpisë: Lumbardhin dhe Azemin, por që përfundoi duke zgjedhur këtë të fundit.

Mu për këtë ajo pati disa debate me Lumbardhin gjatë spektaklit të së hënës, gjersa duke e kujtuar së fundmi atë situatë, ajo ka ‘shpërthyer’ në lot.

“Ai më ka nxjerr keq në sy të publikut”, i tha Alba-Vesës, gjersa ndodheshin bashkë në dhomën e makijazhit.

Më pas, duke e parë në gjendje të rënduar emocionale, ka qenë humoristi Gani Gërmia ai i cili është afruar dhe i ka dhënë një përqafim të ngrohtë mbështetës bukuroshes.

Të ngjashme