Prezantuesi i Big Brother VIP, Alaudin Hamiti, së fundmi ia ka tërheq vërejtjen banores Edona James për fjalorin e përdorur kohëve të fundit.
Ai e ka kritikuar atë mbi mënyrën e shprehjes në ofendime, derisa ka thënë se “fjalët e saj mund të lëndojnë”.
“Meqenëse jemi në fund të kësaj pjese të diskutimit të këtij materiali që pamë, pavarësisht që e ndjen Albyn të afërt, nuk të jep të drejtë që të ofendosh banorët e tjerë, Lumin dhe Kaderin këtë rast”, u shpreh Hamiti.
Alaudini vazhdoi: “Ndoshta e ke të vështirë të shprehësh në gjuhën e duhur, por gjithsesi mundohu dhe kontrolloj fjalët të cilët ia thua, sepse fjalët vrasin Edona”.
Kjo erdhi pas përplasjes së ashpër të Edonës me Kader Kicajn dhe banorin tjetër Lumbardhin.