Lajme
Alarmon rektori i ‘Haxhi Zekës’: Ka rënë numri i studentëve
Demokracia
10:11 | 15 Nëntor 2022

Share:

Në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” vijojnë studimet rreth 8 mijë studentë. Të njëjtit, sipas Rektorit, Armand Krasniqi, kanë perspektivë të mirë edhe në tregun e punës.

Kjo, pasi ky Universitet, që mbushi 11 vjet jetesë veprimtarie, sipas Krasniqit, tenton të inkuadrojë programe studimi që i përshtatet nevojave ekonomike.

Krasniqi në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se edhe kuadri akademik tenton të jetë profesional dhe i angazhuar në punime shkencore.

Por, Rektori i “Haxhi Zekës” në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se brengë e kanë uljen e numrit të studentëve, dhe jo vetëm në Universitetin e Pejës, por në përgjithësi, në ata publik dhe privat.

Ky fenomen, sipas Krasniqit po ndodhë si shkak i rënies së natalitetit, e po ashtu edhe migrimit dhe lënies së studimeve si shkak i krizës ekonomike, ku studentët ndërpresin studimet dhe zgjedhin punësimin.

Ndonëse, Krasniqi, bëri me dije se aktualisht, ky vit ishte i mirë për Universitetin e Pejës, edhe për nga numri i të interesuarve për studime.

Të ngjashme