Lajme
Alarmon Muharremi: Inflacioni në bukë dhe energjia varfëron familjet kosovare 40.5 mln euro në vit
Demokracia
18:35 | 29 Maj 2025

Share:

Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi thekson se rritja e çmimit të energjisë po shkakton inflacion real në Kosovë, duke varfëruar familjet kosovare deri në 40.5 milionë euro në vit vetëm nga kostoja shtesë për bukën.

Ai paralajmëron se vendimet e gabuara ekonomike po rrisin importin dhe deficitin, duke dobësuar ekonominë dhe rritur varfërinë.

”E panevojshme me thënë, po sa për argument.. Nëse bukën e ke pagu 50 cent e pas rritjes së çmimit të rrymës e ke 60 cent. Qitu ke inflacion 20%. Tash nëse i blen 3 bukë në ditë, paguan 30 cent më shumë në ditë. Në Kosovë i kemi rreth 370,000 familje. Për një ditë, kosto shtesë e inflacionit në bukë është 111,000 EUR. E kur e llogaritë në vit, dalin 40.5 Milionë euro. Kaq familjet kosovare varfërohen nga inflacioni vetëm më bukë! Dmth inflacioni brina ska, kaq e thjesht është. Kur e llogaritë efektin në krejt zingjirin e ekonomisë, konsumin, shërbimet një Zot e di sa është kosto për ekonominë tonë dhe familjet.
Vendime të gabuara = inflacion = rritje importit dhe deficitit = ekonomi më të dobët = varfërim të familjeve dhe qytetarëve”.

Të ngjashme