Lajme
Alarmon EPP-ja: Rusia po ndërhyn në zgjedhjet sllovene kundër Janez Janshës
Demokracia
16:00 | 24 Prill 2022

Share:

Sllovenia sot mban zgjedhjet parlamentare, nga të cilat pritet që të zgjedh edhe kryeministrin e ri të vendit.

Dy kandidatët në garën më të fortë për këtë pozitë janë kryeministri aktual, Janez Jansha dhe kryetari i Lëvizjes së Lirë, Robert Golob, përcjell Demokracia.com.

Ky i fundit ka qenë këshilltar i Zoran Jankoviçit, ish-kryetarit slloveno-serb të Lubjanës, i cili kishte marrë Urdhrin e Shoqërisë nga presidenti Vladimir Putin, që konsiderohet si një prej çmimeve më prestigjioze ruse.

E shqetësuar lidhur me ndërhyrjen ruse në këto zgjedhje është shprehur edhe Partia Popullore Evropiane, përcjell Demokracia.com.

Këta të fundit kanë lënë të kuptohet se mund të ketë një ndërhyrje në zgjedhje kundër Janshës, për shkak se ky i fundit ka treguar përkrahjen e tij për Ukrainën.

“EPP është e shqetësuar për ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet sllovene, e cila është qartë pasojë e mbështetjes së fortë dhe të qartë të Sllovenisë për Ukrainën. Sllovenia ishte një nga vendet e para që dënoi ashpër luftën barbare të Rusisë në Ukrainë”, thuhet në reagimin e tyre.

Kundërkandidati i Janshës, Golob, është përfshirë ditëve të fundit edhe në një skandal financiar rajonal me ambasadorin e Kosovës, Martin Berishaj.

Sipas televizionit slloven, Planet TV, rreth 600 mijë euro para cash janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, të cilat i janë dorëzuar Goloit dhe të njëjtat u tërhoqen nga kompania GEN-i me degë në Serbi./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Sllovenia VOTON| Afera Golob-Berishaj alarmoi sllovenët, shtohet frika për ndikimin rus

Të ngjashme