Lajme
Alarmojnë mediat serbe: Kurti po përgatit luftë, do të kryhet “Stuhia”, Vuçiqi mbledh Këshillin e Sigurisë
Demokracia
17:00 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Mediat serbe kanë alarmuar me raportimet së fundi, duke pretenduar se sonte pritet të ndodhë një aksion i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në veri, të cilin po e konsiderojnë si “fillim të një lufte”. Qeveria deri më tani, nuk ka reaguar në lidhje me këto raportime.

Ka qenë fillimisht mediumi “Kosovo-Online” që ka cituar një deklaratë të Goran Rakiq, ish-ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverin Kurti, duke thënë se po përgatitet një “kaos” në veri të Kosovës.

Siç citohet kryetari i Listës Serbe, ai ka thënë se: “Në bazë të informacioneve që kemi, Albin Kurti sonte do të dërgojë njësinë speciale të armatosur dhe njësi të tjera në veri të Kosovës për të përndjekur popullin serb dhe për të kryer Stuhinë (Operacioni i famshëm Olluja)”.

Ndërkaq, mediumi serb “Novosti” po pretendon se “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur të fillojë një luftë”, përcjell Nacionale.

Sipas një lajmi të publikuar pak më herët, thuhet se “Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ka kontaktuar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it”.

Ky medium, po pretendon se përfaqësuesit e QUINT-it janë informuar nga Kurti se do ta dërgojë Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, për t’i larguar të gjitha barrikadat.

Sipas këtij raportimi, kryeministri i Kosovës ka informuar përfaqësuesit e QUINT-it se ka urdhëruar policinë që të qëndrojë në gatishmëri për “aksionin e mbrëmjes së sotme”.

Të ngjashme