Sport
Alarmohen te Napoli, Rrahmani dhe Osimhen lëndohen në stërvitje
Demokracia
13:04 | 08 Gusht 2023

Share:

Stërvitja e ditës së sotme nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Napolin.

Kampionët e Italisë janë detyruar që të bëjnë stërvitje në dy grupe për shkak të lëndimeve të mëparshme ndërkohë që sot është shtuar numri i tyre.

Sulmuesit nigerian Victor Osimhen ka shqetësuar jo pak stafin mjekësor të Napolit duke qenë se në përfundim të stërvitjes ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një shembje të kaviljes dhe lojtari do të duhet që të qëndrojë jashtë fushe për disa ditë.

Ndërkohë, probleme muskulore ka ndjerë edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.

Qendërmbrojtësi kosovar ka kërkuar ndihmën mjekësore pak pasi nisi stërvitja ndërkohë që gjendja e tij do të vlerësohet gjatë orëve në vazhdim.

Gjatë ditës në vazhdim, Napoli pritet të dalë me një komunikatë ku do të sqarojë rreth lëndimeve të dy yjeve, Amir Rrahmanit dhe Victor Osimhen.

Të ngjashme