Lajme
Alarmi për bombë shkakton evakuimin në Kullën Eifel
Demokracia
16:55 | 12 Gusht 2023

Share:

Një alarm për bombë shkaktoi evakuimin e të tre kateve të Kullës Eiffel të shtunën, raporton CNN.

BFMTV raportoi se një ekip çminues ka dalë në vendin e ngjarjes për të vlerësuar situatën pas kërcënimit.

Kulla mbetet e mbyllur ende, sipas BFMTV.

Pothuajse shtatë milionë njerëz vizitojnë atraksionin turistik të Parisit çdo vit.

Monumenti ka një stacion policie në rrëzë të shtyllës jugore, ambientet e tij janë nën mbikëqyrje video dhe vizitorët duhet t’i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë përpara hyrjes.

Evakuimet janë të rralla, por jo të panjohura. Në vitin 2019 monumenti u evakuua dhe u mbyll pasi një burrë u vu re duke u ngjitur lart.

 

 

Të ngjashme