Lajme
Alarmi për bombë, rihapet për qytetarë Stacioni i Autobusëve
Demokracia
17:46 | 23 Dhjetor 2021

Share:

Policia e Kosovës ka lëshuar qarkullimin për qytetarë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pas dyshimeve për mjet shpërthyes.

Njësitet elite policore janë larguar nga vendngjarja, derisa bashkë me ta edhe shiritat bllokues për kalimtarët.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Demokracia.com se ishte një alarm i rrejshëm

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si Lajmërim i rrejshëm.”, tha ajo për Demokracia.com.

Derisa më parë, nga Policia e Kosovës thanë se kanë pranuar një telefonat anonime nga një qytetar, ku u dyshua për mjet shpërthyes.

Të ngjashme