Lajme
Alarmi i Von der Leyen: Perëndimi siç ishte, mbaroi! BE do zgjerohet, 12 vende në proces integrimi
Demokracia
16:37 | 16 Prill 2025

Share:

“Perëndimi siç ne e njihnim nuk ekziston më”. Eshte kjo deklarata e fortë që vjen nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen e cila në një intervistë për Gazetën Gjermane Zeit deklaroi se aleancat SHBA – Perëndim është tronditur nga ardhja në pushtet e Presidentit Amerikan Donald Trump.

Në intervistën e saj Von Der Leyen tha se Bashkimi Europian duhet të fuqizohet dhe të mbështetet tek vetja me synim autonominë Strategjike . Presidentja e Komisionit Europian paralajmëroir se aleanca tradicionale perëndim – SHBA ka hyrë tashmë në një epokë ndryshimesh të pakthyeshme. Megjithatë me  një gjuhë të qartë Von Der Leyen u shpreh se teksa disa aleanca po tronditen, Bashkimi Europian nuk do të hedhë poshte askënd dhe do të vijojë me ambiciet e tij për zgjerimin e kësaj aleance.

“Perëndimi siç ne e njihnim nuk ekziston më. Europa vijon të jetë një projekt paqeje. Ne nuk kemi vëllezër apo oligarkë që bëjnë rregullat. Ne nuk i pushtojmë fqinjët tanë dhe nuk i ndëshkojmë ata. Përkundrazi, ne kemi dymbëdhjetë vende në listën e pritjes për t’u bërë anëtar të Bashkimit Europian. Po flasim për rreth 150 milionë njerëz.”

Von der Leyen e cila kërkoi që vendet e Bashkimit Europian të angazhoheshin në më shumë tregti të përbashkët nuk mohoi as spekulimet që Unioni 27 anëtarësh të afrohet më shumë me Kinën.

“Në parim, nëse kushtet e aksesit në tregje bëhen më të vështira për një partner të madh tregtar sic vshtë Amerika, atëherë ne do të kërkojmë partnerë të rinjë tregtarë në mënyrë që t’iu lehtësojmë kompanive tona të tregje të reja” tha Von Der Leyen. Pavarësisht te gjitha zhvillimeve gjeopolitke Presidentja e Komisonit Europian refuzoi të thoshte se miqësia SHBA- Europë është prishur duke shtuar se për momentin kjo mbetet një marrdhënie e komplikuar.

Von Der Leyen tha se Europa duhet ti kushtojë më shumë investime mbrojtjes së saj ndërsa shtoi se edhe përse Putin mund të ndalet here pas here, nuk ka kufinjë për ambiciet e tij perendorake.

Të ngjashme