Lajme
Alarmet e rreme për “bomba” në Kosovë bëhen lajm në mediat e huaja
Demokracia
13:06 | 16 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Alarmet e rreme për bomba në disa lokacione në Kosovë, sot janë bërë lajm botëror.

Associated Press ka raportuar për kërcënimet për bombë në shkollat me shumicë serbe në Kosovë, që më pas u konfirmuan si të rrejshme, përcjell Demokracia.com.

Policia ka thënë se kanë pranuar paralajmërime për 30 lokacione.

Ata gjithashtu kanë thënë se i kanë evakuuar njerëzit nga zonat e kërcënuara dhe kanë dërguar njësitet të kërkojnë për bombë. /Demokracia.com/

Të ngjashme