Lajme
Alarmante: Më 2023 në Kosovë ndodhën 29 vrasje, dhe pati 134 raste të tentim vrasjeve
Demokracia
23:04 | 25 Shkurt 2024

Share:

Nga Policia e Kosovës kanë theksuar për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic se përgjatë vitit 2023 në tërë vendin ndodhën 29 vrasje.

Krahasuar me vitin 2022, ky numër u rritë për 8 raste.

Viti i kaluar theu edhe një rekord tjetër. Përgjatë këtij viti pati hiq më pak se 134 raste të tentim vrasjeve në Kosovë.

“Kosova ka shënuar rritje të numrit të vrasjeve. Në vitin që lamë pas, në Kosovë kanë ndodhur 29 vrasje, 8 më shumë se në vitin paraprak 2022.
Sipas të dhënave të Policisë, në vitin 2023 gjendja me numrin e vrasjeve është rikthyer sikur 4 vite më parë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ngjashëm sikuse edhe më 2021 sipas Policisë së Kosovës u evidentuan 29 vrajse.

“Statistikat tregojnë se në vitin 2020 janë evidentuar 29 raste të vrasjeve dhe 115 raste tentim vrasje, në vitin 2021 janë evidentuar 27 raste vrasje dhe 110 raste tentim vrasje, pastaj në vitin 2022 janë evidentuar 21 raste vrasje dhe 98 raste tentim vrasje, ndërsa që viti 2023 është përmbyllur me evidentimin e 29 raste të vrasjeve dhe 134 raste tentim vrasje. Të dhënat për vrasjet janë në përgjithësi, pa marrë parasysh se me çfarë është kryer vrasja”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për emisionin “Expose”.

Të ngjashme