Lajme
Alarmante: Droga po përdoret me të madhe nga të rinjtë në Kosovë
Demokracia
11:28 | 10 Nëntor 2022

Share:

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Tri raste të tilla janë zbuluar vetëm gjatë ditës së djeshme, në Prishtinë, Podujevë e Feriza.

Siç mëson Sinjali, në tri rastet që janë zbuluar në këto qytete, personat e arrestuar janë të moshave të reja.

Fillimisht në orët e para të së mërkurës, në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, Policia ka ndaluar një person, nën dyshimin për gjësende të kundërligjshme. Gjatë kontrollit policor, te i riu është gjetur substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë, që është sekuestruar. Ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është hapur rasti për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Ndërsa në Podujevë u kapën tre të rinj, që u ndaluan nga Policia në rrugën “Bajram Krasniqi” dhe pas kontrollit policor te tre të dyshuarit është gjetur substancë narkotike dhe rizlla. Për shkak të posedimit të drogës, ata janë shoqëruar në Polici, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Kurse rasti tjetër është zbuluar në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku një 25-vjeçar u kap në me një sasi të substancës narkotike e llojit marihuanë, që është sekuestruar nga zyrtarët policorë që e ndaluan për kontroll. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit edhe ndaj tij, është hapur rasti për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Të ngjashme