Lajme
Alarmante: 26 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë
Demokracia
14:57 | 31 Gusht 2021

Share:

26 pacientë kanë vdekur dhe 1 mijë 383 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në  Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 11 mijë e 472 testime, 1 mijë e 383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

31 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.

Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657.

Në total numri i rasteve aktive është 26.886. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme