4 fëmijë kanë vdekur dhe një tjetër është dërguar në spital pas shpërthimit të një bakteri në Angli. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se fëmijët u infektuan me bakterin streptokok të grupit A.
Zyrtarët shëndetësorë kanë parë një rritje të vogël të rasteve të bakterit, i cili mund të shkaktojë ethe dhe vdekje megjithëse në raste të rralla.