Lajme
Alarm i rrejshëm mbi dyshimin për shpërthimin në Aeroportin “Adem Jashari”
Demokracia
22:34 | 26 Mars 2023

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë lidhur me dyshimet për një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Demokracia.com se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjet asgjë e dyshimtë.

Demokracia.com ka raportuar mbrëmjen e sotme se udhëtarët që po prisnin për fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë nxjerrë jashtë objektit.

Kjo më pas u konfirmua edhe Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten.

Informatë shtesë

Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. /Demokracia.com/ 

Dyshohet për një shpërthim në Aeroportin “Adem Jashari”

Të ngjashme