Sport
Alaba ylli i ndeshjes: Barcelona 1-2 Real Madrid, notat e lojtarëve
Demokracia
18:37 | 24 Tetor 2021

Share:

Real Madridi e ka fituar derbin kundër Barcelonës në kuadër të javës së dhjetë në kampionatin elitar të Spanjës.

Los Blancos u mjaftuan golat e reprezentuesit të Austrisë, David Alaba që realizoi gol të bukur në minutën e 32-të me ndihmën e Rodrygos, dhe ai i Vazquezit në minutën e fundit të ndeshjes, shkruan Demokracia.com.

Ndërsa për Barcelonën golin e vetëm e shënoi argjentinasi, Kun Aguero, duke regjistruar golin e parë me fanellën e Barcelonës në ndeshje zyrtare.

Mbrojtësi austriak, David Alaba ishte më i vlerësuari nga sajti prestigjioz “Whoscored.com”.

Alaba mori notën 7.3, ndërsa me nota të larta u vlerësuan edhe Modriq, Casemiro e Vazquez 7.0.

NOTAT E LOJTARËVE:

Të ngjashme