Sport
Alaba e dërgon Real Madridin në pushim me avantazh kundër Barcelonës
Demokracia
17:03 | 24 Tetor 2021

Share:

Real Madridi është ka avancuar pas pjesës së parë në derbin më të madh të futbollit në botë kundër Barcelonës.

Autor i golit për “mbretërit” ishte austriaku, David Alaba që me një goditje të fuqishme nga krahu i majtë ndëshkoi vendasit në minutën e 32-të, shkruan Demokracia.com.

Barcelona kishte mundësi të artë në minutën e 25-të, por Dest dështoi përballë me portierin Courtois.

Vlen të theksohet se Los Blancos kërkuan penallti në minutën e 20-të kur Vinicius Junior u rrëzua brenda zonës së rreptësisë, duke aloduar se ka pasur kontakt me dy mbrojtësit e Barçës. /Demokracia.com

Të ngjashme