Sport
Al-Nasr mund ta mbyllë merkaton vetëm me Brozovicin, shkak bllokimi i transferimeve
Demokracia
21:23 | 08 Korrik 2023

Share:

Transferimet në ligën e Arabisë kanë shkrirë shifrat e aplikuara nga ekipet europiane në treg, aty ku vlera e çmendura në sigurimin e futbollistëve dhe pagat e çmendura kanë gjetur kushtet e duhura në Lindjen e Mesme.

Por raportimet e fundit nuk do t’i kënaqin të gjitha palët. Konkretisht skuadra e Al-Nasr rrezikon të mbesë me Marsel Brozovicin si afrimin e vetëm në treg. Shkaku i kësaj meseleje përkon me rrezikun e bllokimit.

Problemi gjen qasje me faturën e lartë të rrogave, të cilat dalin në kundërshtim me politikat financiare të klubeve.

Është fakt se 18 milionët të shpenzuar nga kampi i Al-Nasr mbi ish-mbrojtësin e Interit janë praktikisht 20% e vlerës së të gjithë grupit. E paqartë mbetet përfshirja e Hakim Zijeh, si pasojë e problemeve në teste mjekësore.

Të ngjashme