Sport
Al-Khelaifi: Neymar dhe Mbappe duan të rinovojnë me PSG-në
Demokracia
01:58 | 10 Dhjetor 2020

Share:

Nasser Al-Khelaifi nuk shqetësohet nëse Paris Saint-Germain do të humbasë Kylian Mbappe ose Neymar, pasi presidenti i klubit është i sigurt se dyshja do të qëndrojë në Parc des Princes.

Situata e Mbappes, në veçanti, ka qenë subjekt i shumë spekulimeve përpara skadimit të kontratës së tij në 2022.

Real Madridi dhe Liverpooli kanë qenë dy klubet më të interesuara për transferimin e sulmuesit francez.

Në anën tjetër, edhe Neymar ka qenë i lidhur me një largim nga PSG dhe rikthim në Camp Nou te Barcelona.

Megjithatë, presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi është i bindur se dyshja do të mbesin edhe më tutje në Parc des Princes.

“Ne kemi filluar bisedimet me Neymarin dhe Mbappen”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për RMC Sport.

“Negociatat janë konfidenciale, por unë kam shumë besim. Ata të dy duan të qëndrojnë me ne”, përfundoi presidenti i PSG-së.

Të ngjashme