Sport
Akuzoi gjyqtarin pas humbjes me Wolves, Xhaka fshin postimin në rrjetet sociale
Demokracia
10:48 | 04 Shkurt 2021

Share:

Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka, është parë shumë i zemëruar pas humbjes që Arsenal e pësoi të martën nga Wolves.

Ai kritiko ashpër gjykimin e arbitrit derisa postoi një foto të tij duke i drejtuar gishtin gjyqtarit, shoqëruar me fjalët: “Ndihemi të zhgënjyer… nuk e merituam këtë”.

Postimi u fshi më vonë  nga Xhaka, i cili mund të bëhej objekt hetimi nga Federata Angleze e cila në këso raste di të japë denime të rënda.

Një dënim i tij në këtë moment të sezonit, kur ai është një titullar në skuadrën e Artetës, do të kishte pasoja të mëdha. Por zemërimi i Xhakës nuk ishte fare i pajustifikuar.

“Topçinjtë” ishin në kontroll në “Molineux” të martën dhe kryesonin me golin e Pepes pas gjysmë ore lojë. Megjithatë, pas dy kartonëve të kuq për londinezët, njëri prej të cilëve i dyshimtë dhe shoqëruar edhe me një penallti, Arsenali u përmbys nga vendësit. /Demokracia.com

Të ngjashme