Lajme
Akuzohej për dhunim, i dyshuari dërgohet në burg
Demokracia
17:31 | 15 Nëntor 2023

Share:

Sot është arrestuar një 33 vjeçar për veprën penale “dhunim”. I dyshuari kërkohej me urdhëresë të Gjykatës.

Policia e Kosovës ka njoftuar mbi të dyshuarin me inicialet A.M, ka qenë aktive urdhëresa për pesë vite heqje lirie.

Sot nga njësite të stacionit policor të Lipjanit, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës. Ndaj personit të dyshuar: A. M mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa (pesë vite burgim) për veprën dhunim“, njofton policia.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024
Lajme • 05 Maj 2024