Prokurorët spanjollë lëshuan akuza të reja të martën kundër Shakirës, duke pretenduar se ajo nuk pagoi 6.4 milionë dollarë taksa në vitin 2018. Akuzat vijnë dy muaj përpara se ajo të dalë në gjyq për akuzat e mëparshme për mashtrim tatimor.
Ankesa penale e paraqitur nga prokurorët në Barcelonë thotë se Shakira nuk ka raportuar të gjitha të ardhurat e saj në vitin 2018, kur ajo jetonte në Barcelonë me ish-burrin Gerard Pique dhe dy fëmijët e tyre, raportoi El Pais, transmeton Klan Kosova. Çifti i dhanë fund lidhjes së tyre 11-vjeçare vitin e kaluar.
Ankesa pretendon se këngëtarja ka përdorur një sërë “kontratash të simuluara”, duke devijuar një pjesë të të ardhurave të saj në kompani.
Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Katalonjës njoftoi hetimin në korrik, duke thënë se prokurorët pretenduan dy akuza për mashtrim tatimor në vitin 2018.
Shakira u padit vitin e kaluar me akuza të veçanta në Spanjë duke pretenduar se ajo nuk ka paguar afro 14.8 milionë dollarë taksa midis 2012 dhe 2014.
Ajo përballet me mundësinë e tetë vjet burgim dhe një gjobë prej afro 24.5 milionë dollarë nëse shpallet fajtore në rast pasi ka refuzuar një ofertë zgjidhjeje.