Ylli i Star Wars, Daisy Ridley thotë se ajo ka lënë mediat sociale për shkak të frikës se mediumi mund të ndikojë negativisht në shëndetin e saj mendor.
Aktorja 28-vjeçare e The Rise of Skywalker ka vendosur të largohet nga Instagram, Twitter dhe Facebook, transmeton Demokracia.com
Daisy është e shqetësuar për fuqinë negative të mediave sociale pasi pa miqtë duke u ‘fiksuar’ me mesazhet negative.
Ajo thotë se dëshiron të gëzojë një jetë më private dhe të mbajë të qetë shëndetin e saj mendor pasi të ketë parë që nivelet e ankthit të miqve rriten për shkak të lëvizjes, pëlqimit dhe tweets.
Ajo i tha revistës spanjolle Smoda: “Unë kam arritur ta ndaj jetën time personale mirë nga jeta ime profesionale, pjesërisht ndoshta sepse nuk jam në rrjetet sociale”.
“Statistikat që i lidhin mediat sociale” me ankthin janë të tmerrshme”, përfundoi ajo./Demokracia.com