ShowBiz
Aktorja pozoi nudo me djalin e saj, ky është dënimi që mori ajo
Demokracia
12:42 | 21 Prill 2021

Share:

Një aktore në Gana u dënua me burg për 90 ditë, me akuzën “dhunë në familje” për shkak të një fotografie që postoi në rrjete sociale.

Ajo shfaqej tërësisht e zhveshur në prani të djalit të saj, duke i mbajtur duart në ditëlindjen e tij të shtatë

Rosamund Brown, e njohur si Aquarem Polo e postoi këtë fotografi qershorin e vitit të kaluar.

Megjithëse flokët e saj të gjata mbulonin gjoksin, ky imazh zemëroi bashkëatdhetarët e saj të cilët e konsideruan të papërshtatshme dhe vulgare.

Ajo e fshiu postimin dhe kërkoi falje, por pavarësisht kësaj procesi gjyqësor kundër saj filloi dhe pas disa ditësh ajo u shpall fajtore duke u dënuar me 3 muaj burg.

Për këtë ka reagur edhe reperja e famshme Cardi B, e cila ka thënë se dënimi me burg është pak i ashpër.

Përdorues të tjerë të Twitterit kanë dalë kundër Cardi B, duke shkruar se ajo mund të dënohej me 3 vite por gjykata e dënoi vetëm me 3 muaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme