ShowBiz
Aktorja Kate Winslet thotë se njeh katër aktorë që fshehin seksualitetin e tyre
Demokracia
12:13 | 05 Prill 2021

Share:

Aktorja britanike Kate Winslet, ka thënë se ajo njeh ‘të paktën katër aktorë’ që po fshehin seksualitetin e tyre nga ‘frika’ e daljes në publik.

Aktorja e Dressmaker tha se njerëzit për të cilët nuk dha ndonjë emër, janë të shqetësuar se dalja do të ndikonte negativisht në karrierën e tyre dhe se ata do të humbnin rolet në film.

Winslet, 45, madje detajoi se një ‘aktor i njohur ’ kohët e fundit i tha agjentit të tij se ishte biseksualë, por u këshillua që të mos e bënte publike këtë, transmeton Demokracia.com.

Komentet e yllit të Titanic vijnë pasi çmimet BAFTA nuk arritën të nominonin ndonjë aktor homoseksual për kategoritë e tij më të mëdha, për të cilat Amanda Berry OBE, Shefi Ekzekutiv i BAFTA, pranoi se ishte ‘shumë e zhgënjyer’.

Komentet e Winslet vijnë gjithashtu pas publikimit të filmit të saj ‘Ammonite’ ku karakteri i saj, Mary Anning, ka një marrëdhënie të fshehtë me një grua, të luajtur nga Saoirse Ronan. /Demokracia.com/

Të ngjashme
ShowBiz • 18 Prill 2024