ShowBiz
Aktorja e Westworld akuzon Marilyn Manson për dhunë seksuale dhe abuzim
Demokracia
17:32 | 01 Shkurt 2021

Share:

Evan Rachel Wood ka  postuar në Instagram dhe në një deklaratë për Vanity Fair për të përmendur Marilyn Manson si abuzuesin e saj, pasi më herët ishte rrëfyer që kishte përjetuar abuzim dhe dhunë seksuale, transmeton Demokracia.

Aktorja e “Westworld” dhe “Thirteen” shpesh ka folur për të qenë viktimë e abuzimit, por ajo kurrë nuk e ka emëruar abuzuesin e saj.

Wood dhe Manson u takuan në fund të viteve 2000 dhe u fejuan në 2010. Lidhja përfundoi një vit më vonë. Wood shkruajti se ajo po rrëfehej për të paraqitur Manson si abuzuesin e saj të pretenduar sepse ajo “ka mbaruar duke jetuar me frikën e hakmarrjes, shpifjes ose shantazhit”.

Deklarata e Wood thotë : “Emri i abuzuesit tim është Brian Warner, i njohur gjithashtu në botë si Marilyn Manson. Ai filloi të më abuzonte kur isha adoleshente dhe vazhdoi abuzimin për vite me rradhë. Më manipuloi për vite me radhë dhe unë u nënshtrova. Unë kam përfunduar së jetuari me frikën e hakmarrjes, shpifjes ose shantazhit. Unë jam këtu për të zbuluar këtë njeri të rrezikshëm dhe për të thirrur industritë e shumta që i kanë mundësuar atij promovim, para se ai të shkatërrojë më shumë jetë. Unë qëndroj me shumë viktima që nuk do të heshtin më”./Demokracia.com

Të ngjashme