ShowBiz
Aktorja e “Squid Game” thotë se humbi tetë kilogramë, nuk po përshtatej me suksesin e serialit
Demokracia
11:43 | 23 Dhjetor 2021

Share:

HoYeon Jung tha se humbi tetë kilogramë për dhjetë ditë ndërsa po promovonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës serialin hit të Netflix, “Squid Game”.

“Nuk kisha kohë për të ngrënë”, theksoi aktorja 27-vjeçare nga Koreja e Jugut për Star News në një intervistë të fundit në lidhje me orarin e saj të ngjeshur gjatë vizitës në Amerikë.

“Kam humbur shumë peshë”, pranoi ajo. “Të gjitha rrobat që më përshtateshin kur erdha për herë të parë në Amerikë tani janë shumë më të lirshme”.

Intervista vjen pas reagimeve të fansave në rrjete sociale duke etiketuar se ka humbur shumë peshë.

“Nuk dua të jem fare negativ, vetëm dua të them që të shoh ty me fustan të zi më shqetëson pak”, komentoi një fans, duke shtuar, “Unë e di se si është që modelet të kenë një peshë të caktuar, por ju lutemi sigurohuni që jeni duke ngrënë mirë”.

“Po bëhesh gjithnjë e më e dobët”, shtoi një tjetër. “Shpresoj që të jeni të lumtur dhe të jeni mirë me shëndetin tuaj të përgjithshëm”.

“Ju lutemi të kujdeseni për shëndetin dhe ushqimin tuaj…. je e bukur gjithsesi”, ka shkruar një i tretë.

Pavarësisht komenteve shqetësuese, shumë fansa e vlerësuan aktoren, e cila luajti Kang Sae-byeok në shfaqje.

Aktorja foli për humbjen e peshës në fillim të dhjetorit, duke fajësuar suksesin e papritur të serialit.

“Kam humbur gjashtë kilogramë në një javë kur u bë i suksesshëm. Nuk mund të haja – nuk ishte stres, thjesht nuk e dija këtë ndjenjë. ‘Çfarë po ndodh atje, kush jam unë?’ Unë disi humba veten”, shtoi Jung.

Të ngjashme