ShowBiz
Aktorja e serialit “Emily in Paris”: Qeni im është më i famshëm se unë
Demokracia
16:58 | 16 Prill 2022

Share:

Aktorja e njohur e serialit “Emily in Paris”, Lily Collins ka deklaruar se qeni i saj është më i famshëm se ajo në Paris. Kjo pasi aktorja xhiroi në rrugët e kryeqytetit francez, por kalimtarët shpesh ishin më të interesuar në qenin e saj Redford.

“Nganjëherë kur nuk njihesha në Paris gjatë xhirimeve, Refordi sërish njihej”, u shpreh Lily.

Sakaq, ajo ka thënë se bashkëshorti i saj, producenti, Charlie Mcdoëell e menaxhon llogarinë e qenit në Instagram, edhe pse fillimisht si ide e kishte kundërshtuar.

Madje, aktorja e befasuar tregoi edhe një rast i pazakontë që i kishte ndodhur me qenin.

“Ishte çmenduri. Charlie do ta shëtiste përgjatë një prej urave dhe njerëzit thoshin ‘a është ky Redfordi?’”, zbuloi Lily.

Të ngjashme