ShowBiz
Aktorja e njohur rikthehet në ekran pas një dekade
Demokracia
11:08 | 21 Prill 2021

Share:

Një dekadë pas rolit të saj të fundit në television, aktorja Kate Winslet po kthehet në ekran si aktore dhe producente e dramë së re ‘Mare OF Easttown’.

Në seri ajo luan rolin e Mare Sheehan, detektive për një vrasje në një qytet të vogël në Pennsylvania, në një kohë kur jeta e saj përmbyset pasi djali i saj kryen vetëvrasje.

Me një personalitet të brishtë, dëmtim afatgjatë të këmbës dhe një theks shumë specifik të Delaware County, detektivja amerikane e qytetit të vogël Mare është një botë larg nga dramat e periudhës që ndihmuan në fillimin e karrierës së aktores fituese të Oskarit

Në një intervistë ajo tha se ishte një nga rolet më sfiduese që ajo ka luajtur ndonjëherë, informon Demokracia.com.

Winslet luajti në filma duke përfshirë Sense And Sensibility dhe Hamlet në mesin e viteve 1990, përpara se të bëhej e famshme, falë filmit Titanic, së bashku me Leonardo DiCaprio, në vitin 1997.

Ajo mori pjesë në filma të zhanreve të ndryshme përfshirë: Iris, The Life Of David Gale, Eternal Sunshine Of The Spotless Mind, Finding Neverland dhe The Holiday, ndërsa me rolin e saj në filmin The Reader të vitit 2009 ajo fitoi çmimin BAFTA dhe Oscar si aktorja më e mirë.

Roli i saj i fundit në TV ishte në mini-serialin Mildred Pierce. /Demokracia.com/

Të ngjashme