ShowBiz
Aktorja e njohur nuk i lejon fëmijët e saj të kenë rrjete sociale
Demokracia
07:33 | 22 Dhjetor 2021

Share:

Aktorja e njohur, Penelope Cruz, nuk i lejon fëmijët e saj të kenë rrjete sociale deri në moshën 16-vjeçare.

47-vjeçarja ka fëmijët, Leo dhe Luna, me bashkëshortin Javier Bardem. Ajo mendon se mbajtja e tyre larg rrjeteve sociale si Instagrami apo Twitteri, për sa më shumë kohë që është e mundur, ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të tyre mendor. Po ashtu tregoi se fëmijëve të saj nuk u lejohet të kenë telefona mobil personal deri sa të rriten.

“Unë tregohem shumë e rreptë me fëmijët e mi kur bëhet fjalë për teknologjinë. Natyrisht, nganjëherë ua lejojë ta shikojnë ndonjë film apo film të animuar. Si mund t’ua ndalosh këtë? Sepse mbaj mend që si vajzë e vogël, disa prej momenteve më të lumtura kanë qenë kur kam shikuar filma. Por, nuk i lejojë të posedojnë telefona mobil apo rrjete sociale deri sa të mbushin të paktën 16 vjet. Unë me të vërtetë e shoh këtë si veprim që ua mbron shëndetin mendor, por duket se jam pjesë e një pakice që e ndanë të njëjtin mendim. Nuk e di”, tha aktorja në intervistën e saj të fundit për emisionin e kanalit CBS, “Sunday Morning”.

Të ngjashme