Aktorja e njohur Anya Taylor-Joy konfirmoi se është martuar në fshehtësi me partnerin e saj Malcolm McRae në New Orleans në vitin 2022.
Yll i serialit “Queen’s Gambit”, u tha fansave se u martua me “mikun e saj më të mirë” më datën 1 prill, dy vjet më parë shkruan BBC.
Në këtë postim, ajo gjithashtu ndau foto dhe video nga ceremonia me tematikë vampirësh.
“Gëzuar përvjetorin e dytë dashuria ime… je më i miri”, ka shkruar aktorja në mbishkrim.