ShowBiz
Aktorja e famshme përdori të njejtën qafore pas 17 vitesh
Demokracia
17:53 | 29 Prill 2021

Share:

Aktorja Jennifer Garner solli një pjesë të gardërobës së Jenna Rink nga filmi ‘13 Going on 30’ në filmin më të fundit në Netflix ‘Yes Day’.

Netflix tregoi se gjerdani me perla që karakteri i Garner, Allison Torres ka në qafë gjatë një skene të dasmës është i njëjti gjerdan të cilin aktorja kishte veshur në filmin e vitit 2004, ‘13 going to 30’.

Në TikTok, Netflix postoi një përmbledhje të dy skenave të filmit ku Garner mbante perlat në qafë, me mbishkrimin “Nuk mund ta besoj se ky gjerdan që ka në qafë Jennifer Garner në filmin Yes Day është i njëjti nga kjo skenë në 13 Going on 30”.

Se është gjerdani i njejtë e ka konfirmuar edhe kostumografja, Susie DeSanto e cila ka punuar me Garner në shtatë filma. /Demokracia.com/

Të ngjashme