Christina Ricci ka bërë kërkesë për një urdhër ndalimi ndaj burrit të saj James Heerdegen, kërkesë e cila u plotësua nga gjykata, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Ricci, e cila bëri kërkesën për divorc nga Heerdegen në korrik për shkak të abuzimit, dha detaje të reja në lidhje me abuzimin e pretenduar.
Ylli 40-vjeçar i “Casper” pretendon se abuzimi nga Heerdegen filloi në dhjetor 2019, në momentin që ajo i tha atij se donte një divorc, megjithëse kur pandmia COVID-19 filloi në mars, ajo “u gjend e bllokuar në një shtëpi me një abuzues i dhunshëm”.
Sipas deklaratës së Ricci, Heerdegen e sulmoi atë dy herë në qershor 2020, e tërhoqi zvarrë nëpër shtëpi dhe gjuajti drejt saj filxhanin e kafes dhe një karrige.
Një tjetër detaj i zbuluar në paraqitjen e saj të fundit: James i tha Ricci se “e vetmja mënyrë që të më vinte keq për ty, është nëse do të copëtoheshe në copa të vogla” në fund të vitit 2019, dhe kjo gjë e bëri atë të mendojë “se ai mund të më vriste”.