ShowBiz
Aktorja e cila është pjesë e katër filmave në Festivalin e Kanës rezulton pozitive me covid-19
Demokracia
15:04 | 11 Korrik 2021

Share:

Aktorja Lea Seydoux mund të mos jetë pjesë e festivalit të filmit në Kanë, pasi është infektuar me covid-19.

Aktorja e cila ka marrë dy dozat e vaksinës dhe nuk ka simptoma, është pjesë e katër filmave në festivalin më të famshëm të filmit në botë, shkruan Demokracia.com.

Eventi po mbahet në Rivierën Franceze me organizatorët që këmbëngulin se ata kanë masa të rrepta për të shmangur infeksionet.

Seydoux, 36 vjeç, ende nuk kishte arritur në festival kur rezultoi pozitive me covid-19. Përfaqësuesit e aktores thonë se ajo do të udhëtojë vetëm nëse i jepet aprovimi nga mjekët.

Të katër filmat e saj do të shfaqen javën e ardhshme. I pari është “The French Dispatch” i regjisorit Wes Anderson, i cili tashmë është vonuar shumë nga pandemia por do të ketë premierën e tij botërore të hënën.

Kjo pasohet “Arnaud Desplechin’s Deception” të martën, “The Story of My Wife” të mërkurën dhe “France” nga Bruno Domont të enjten.

Tre nga titujt janë në garë për Palmën e Artë, çmimi kryesor në Kanë. Seydoux më parë fitoi çmimin në 2013 për performancën e saj në “Blue is the Warmest Color”. /Demokracia.com/

Të ngjashme