ShowBiz
Aktorja akuzohet për braktisjen e fëmijëve të lindur nga nëna zëvendësuese
Demokracia
12:38 | 20 Janar 2021

Share:

Shtëpia e modës Prada ka sjellë një aktore të njohur kineze në qendër të një skandali, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Është pohuar se Zheng Shuang braktisi dy fëmijë të lindur nga një nënë surrogate, pasi u nda me partnerin e saj.

Rasti i aktores u përhap në internet, me shumë komentues që bënë thirrje që ajo të përjashtohej nga industria e argëtimit. Shtatëzania surrogate është e paligjshme në Kinë.

Grupi Prada, sipas disa mediave lokale, vetëm disa ditë para skandalit, kishte prezentuar aktoren si fytyrën përfaqësuese të markës së tyre në Kinë .

Pas përhapjes së lajmit, Prada lëshoi një deklaratë në faqen e tyre zyrtare, në të cilën thuhej se “për shkak të ngjarjeve të fundit të përhapura në media nga jeta personale e Zheng, ata po ndërprisnin të gjitha marrëdhëniet”.

 

 

Të ngjashme