ShowBiz
Aktori  shqiptar bën kërkesën për divorc
Demokracia
21:35 | 07 Gusht 2021

Share:

Aktori me prejardhje shqiptare, Jim Belushi, ka nisur procedurën  për divorc.

Aktori 67 vjeç, zyrtarisht po ndahet nga gruaja e tij, Jennifer Sloan, pas rreth 23 vitesh martesë.

Është hera e dytë në tri vjet që çifti kanë shpallur ndarjen e tyre.

Të premten, Belushi paraqiti dokumente në Gjykatën Superiore të Qarkut Los Angeles, sipas TMZ.

Në mars 2018, Sloan paraqiti kërkesën për divorc për shkak t ‘ndryshime të papajtueshme’, por çifti më vonë u pajtuan.ë

Një vit më pas, Belushi bëri një kërkesë tjetër për refuzimin e divorcit.

Kjo është martesa e tretë për Belushin.

Ai ishte martuar më parë me Sandra Davenport, me të cilën ndan një djalë të quajtur, Robert James. Ai kishte një martesë dyvjeçare me Marjorie Bransfield para se të martohej me aktoren Jennifer Sloan në 1998. Së bashku kanë vajzën Jamison, 22 vjeçe dhe djalin Jared, 19 vjeç.

 

Të ngjashme